Auto & Moto

Musk e konfirmon, Tesla së shpejti me investime të rëndësishme në Francë!

Së fundmi miliarderi i teknologjisë Elon Musk tha se po konsideronte investime të rëndësishme në Francë kur vizitoi vendin për një samit që synon të tërheqë liderë të biznesit të huaj. Shefi ekzekutiv i Tesla-s, kompanisë së medieve sociale Twitter dhe kompanisë hapësinore SpaceX, i bëri komentet pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron dhe Ministrin e Ekonomisë Bruno Le Maire. Ndërkaq, ai tha se:

Jam shumë i impresionuar me presidentin Macron dhe qeverinë franceze dhe sa mikpritës janë ata në industri. Unë jam i sigurt se në të ardhmen Tesla do të bëjë investime të rëndësishme në Francë.

Le Maire tha se Franca do të vazhdonte diskutimet me biznesmenin, por nuk pranoi të ndajë detaje të mëtejshme. Macron dhe Musk u takuan më herët në Pallatin Elysee përpara se të niseshin për në Versajë për edicionin e fundit të konferencës së presidentit Choose France. Macron shkroi në Twitter se:

Ne folëm për atraktivitetin e Francës dhe përparimin e rëndësishëm në sektorët e automjeteve elektrike dhe energjisë. Ne kemi shumë për të bërë së bashku.

Rikujtojmë, se Musk, ka bërë të ditur së fundmi se do të nisë reklamimin e makinave Tesla, për të parë nëse funksionon apo jo një gjë e tillë, pra a do të ketë ose jo rezultat. Në të kaluarën, Tesla nuk e ka shfrytëzuar kurrë formën e reklamimit tradicional për të vënë në pah makinat e saj. Miliarderi ka vënë në dukje se është “ironi” që si shef i Tesla-s, tani ai ka në pronësi edhe platformën sociale, Twitter.