Pasi u bë aksioneri kryesor i kompanisë, Elon Musk ka shtyrë abonimet premium në Twitter Blue.
Ai ka sugjeruar uljen e çmimit të abonimit, ndalimin e reklamave dhe dhënien e përdoruesve një mundësi për të paguar në kriptomonedhën dogecoin.
Ndryshimi bëri që disa punonjës të Twitter të shqetësohen për të ardhmen e platformës dhe aftësinë e saj për të moderuar përmbajtjen.
Miliarderi, i cili mori 9.2 për qind të aksioneve në Twitter vetëm disa ditë më parë, pati mundësinë për një vend në bordin drejtorëve gjithashtu.
Twitter Blue, i nxjerrë në treg në qershor të vitit 2021, është shërbimi i parë i abonimit të Twitter dhe ofron “qasje ekskluzive në veçoritë premium” në bazë të abonimit mujor. Është në dispozicion në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re.
Elon Musk gjithashtu ka pyetur përdoruesit e rrjetit social Twitter nëse duan që të shtohet një opsion editimi ose më saktë ndryshimi në platformë.
Musk është një nga përdoruesit më të rregullt të Twitter-it me më shumë se 80 milionë ndjekës, megjithëse kohët e fundit ai tha se po mendon seriozisht për ndërtimin e një platforme të re të medieve sociale.