Lifestyle

Mushkonjat ju fluturojnë pranë veshit gjatë natës?! Ja përse ndodh kjo…

Sezoni i mushkonjave tashmë ka filluar, gjithashtu edhe kërkimi i ilaçeve efektive natyrore për t’i mbajtur ato larg.  Nëse gjithmonë keni dyshuar se mund të jeni një ‘magnet’ i mushkonjave, shkencëtarët tani kanë prova për ju, mushkonjat me të vërtetë tërhiqen nga disa njerëz më shumë se të tjerët, sipas një studimi të ri.  Por, pse mushkonjat na fluturojnë rreth kokës gjatë natës? Përse ky “paralajmërim” përpara pickimit?

Përgjigjja është se këto insekte tërhiqen nga dioksidi i karbonit që lëshon goja jonë gjatë frymëmarrjes. Pra, instinktivisht ata i afrohen asaj zone. Ka edhe faktorë të tjerë që zgjojnë oreksin e mushkonjave, siç është djersa. Prandaj, në verë shtohen pickimet e tyre. Kjo është arsyeja pse ata që djersijnë më shumë ka shanse të tërheqin këto insekte bezdisëse.

Sipas “USA Today”, bazuar në të dhënat e ofruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, mushkonjat transmetojnë sëmundje që vrasin rreth 725 000 njerëz në vit, sepse ato mbartin sëmundje të tilla si zika, malaria, encefaliti japonez dhe ethet e Nilit Perëndimor. Megjithatë, numri i vdekjeve nuk është i njëjtë në çdo kontinent. Për shembull, numri i vdekjeve nga malaria është më i lartë në kontinente si Afrika.

Për mushkonjat nuk jemi të gjithë njësoj. Kur janë dy ose më shumë persona, është gjithmonë dikush që tërheq të gjitha mushkonjat dhe i mban të tjerët larg pickimeve. Për ta konfirmuar këtë dhe për të shpjeguar se kush thumbohet më shumë dhe pse, janë shkencëtarët ata që kanë zbuluar se cilët janë faktorët që na bëjnë më tërheqës dhe kanë gjetur katër.