Sport

Muriqi: “U prekëm emocionalisht, në Rumani kemi marrë vendimin e duhur”

Kosova do të përballet me Lituaninë, në ndeshjen e fundit të Nations League. Në konferencë për shtyp,  sulmuesi i  dardanëve Vedat Muriqi e cilësoi vendimin për të braktisur ndeshjen me Rumaninë, si “vendimin e duhur”.

“Skandali në Bukuresht- Jemi krenarë në përgjithësi, mund të them se jemi krenarë. Kemi marrë një vendim të duhur në atë moment, ngaqë u prekëm emocionalisht dhe moralisht”.

“Ne si futbollistë e kemi mbyllur kapitullin. Nesër kemi synim ta mbyllim ciklin me fitore, jemi të përgatitur.

LEXO EDHE: Alarm kuqezi para Ukrainës, FSHF jep informacion pas dëmtimit të Jasir Asanit

“Ndeshja e radhës-Na pret një kundërshtar i vështirë. Nuk pajtohem personalisht në asnjë rezultat tjetër pos fitores. Do të dalim me çdo fuqi që kemi për të marë pikët e plota dhe për ta mbyllur ciklin me fitore dhe shpresoj të kemi vazhdimësi”.

“Sa i përket ndeshjes me Rumaninë,  ne shkuam në Rumani me mentalitetin dhe emocionin që  kishim nga ndeshja e parë, shkuam për fitore”.

“Nuk e patëm fatin me vete për të shënuar një gol. Po ta kisha shënuar unë ose Edoni në fillim, do të ishte më ndryshe loja”.

“Shpresojmë dhe besoj fuqishëm që do të vazhdojmë kështu, që prej ndeshjes nesër, ashtu edhe gjatë ciklit të ardhshëm”,- tha ai.

LEXO EDHE: Barazimi me Çekinë, Sylvinho: Ndeshje e vështirë, grup i ekuilibruar!