Sport

Muriqi: Hakmarrje ndaj Rumanisë, luajmë për fitore

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Rumanisë  në Nations League, ka deklaruar se “Dardanët” duhet ta fitojnë ndeshjen.

“Besojmë shumë në “hakmarrje” brenda vijave kufizuese. Nëse e fitojmë 3-pikëshin, do të jetë një goditje shumë e madhe për ta. Me gjithë respektin për kombëtaret tjera, ne dhe Rumania jemi favoritët për vendin e parë.

E vlerësojmë shumë si kundërshtar Rumaninë, ata e merituan të kualifikohen, kanë lojtarë shumë të mirë. Por me gjithë respektin për Rumaninë, ne do të shkojmë për fitore” – tha ai.

Vedat Muriqi luan aktualisht për skuadrën e Majorkës në “La Liga”. Sulmuesi i lindur në Prizren ka veshur edhe fanelat e Lacios në Itali dhe Fenerbahçes në Turqi. Fillesat e ti i pati në kampionatin kosovar dhe atë shqiptar, ku ka luajtur për Teutën dhe Besën.