Vedat Muriqi ka shënuar gol me fanellën e Mallorcas. Sulmuesi dardan ka realizuar ndaj Vallecanos së Balliut, në ndeshjen e La Liga.
Në minutën e 76-të, lojtari dardan dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën vendase në Estadi Mallorca Son Moix (Palma de Mallorca). Rikthim fantastik i Muriqit, pasi vjen nga një dëmtim që e la jashtë fushe për disa javë.
Në këtë sezon, 30-vjeçari numëron 2 gola me Mallorcan. Për të, ky është edicioni i katërt te ky ekip.
La Liga përcillet ekskluzivisht në Digitalb.