Murati, pas tre takimeve me Olën, vendosi të deklarohej vetëm për të program. Kjo e fundit nuk bëri të njëjtën gjë, pasi u shpreh se donte të njihte dhe një djalë tjetër në “Për’puthen” dhe se nuk ishte plotësisht e sigurt për t’u deklaruar dhe ajo.
Mirëpo, Ola ka hedhur dyshime të forta për tradhëti të Muratit, duke sjellë një foto të një vajze të panjohur jashtë programit që kishte vendosur inicialet e biznesit të tij në thonjtë e saj. Kjo gjë iu duk e çuditshme Olës, e cila tha se Murati nuk ka përmendur emrin e ndonjë vajze me të cilën bashkëpunon në biznes.
Në krah të Muratit, ka dalë Atdheu i cili u shpreh se vajza në fjalë është ortakja në biznesin e Muratit. Ola sërish ndihej e pasigurt rreth kësaj duke thënë se do ta shohë me sytë e saj këtë gjë për t’u bindur.