Këtë fundjavë, pas gati 20 vitesh, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck patën ditën e tyre më të lumtur, megjithatë ajo kaloi pa disa njerëz të afërt. Çifti u martua në fshehtësi muajin e kaluar dhe tani e shënuan me një ceremoni solemne në pronën e aktorit në Georgia, ku morën pjesë familjarët, miqtë dhe të njohurit e tyre.
Megjithatë, jo të gjithë të ftuarit arritën në dasmë dhe disa nga ata që nuk arritën të vinin janë ish-bashkëshortja e Ben, Jennifer Garner dhe vëllai i tij i vogël, Casey Affleck. Casey, i cili po ashtu është aktor, është parë në Los Angeles të shtunën në mëngjes, mijëra kilometra larg nga Georgia, ku vëllai i tij nuk ishte martuar ende. Një burim i mediave të huaja ka njoftuar se ai e ka humbur ceremoninë për shkak të “detyrimeve familjare”.
Edhe pse nuk mund të ishte i pranishëm, Casey, e ka mirëpritur në familje bashkëshorten e re të të vëllait. 47-vjeçari, ka bërë një postim në rrjetet sociale duke i uruar mirëseardhje kunatës së tij. Krahas një fotoje të vjetër ku ai duket së bashku me çiftin, Casey e shoqëroi me fjalët:
Gjërat e mira ia vlen të priten. Kjo është për trazirat, fillimet e reja dhe gjetjen e rezervuarëve të rinj të dashurisë së vjetër. Mirë se vjen në familje. Bëhu gati për një mosfunksionim të vërtetë! Thjesht po bëj shaka, po bëj shaka. Jen, ti je një gur i çmuar. Të duam shumë.
Sipas raportimeve, JLO dhe Affleck ftuan Jennifer Garner në dasmë megjithatë, ajo nuk mori pjesë në ceremoni. Jennifer Garner tha se kishte një problem me orarin dhe prandaj nuk mori pjesë. Megjithatë, ky mund të jetë një shpjegim i arsyeshëm për të shmangur shikimin e ish-burrit të saj duke u martuar. Ndërsa Ben Affleck dhe Jennifer Lopez lexuan betimet e tyre për herë të dytë në Georgia, Jennifer Garner ishte duke bërë pazar.