Princ Harry është komentuar ashpër pasi ka ndenjur në Kalifroni dhe nuk ishte prezent në përkujtimoren e Princit Philip këtë mëngjes. Duka dhe Dukesha e Sussex-it ndenjën në Montenico teksa pjesa tjetër e familjes mbretërore përfshirë Mbretëreshën, pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore së fundmi, u mblodhën në Londër për eventin.
Harry, i cili do të udhëtojë në Hollandë pas dy javëve për të shkuar në Invictus Games, refuzoi të shkojë në Londër për shkak të sigurisë së tij të kufizuar. Duka ka kërkuar të paguajë për sigurinë e tij por përsëri nuk është konfirmuar, pasi atij i është pohuar se nuk do të ketë më mbrojtje pas zhvendosjes në SHBA. Megjithatë, arsyeja e mungesës së tij është patetike sipas Richard Griffin, i cili shpenzoi 14 vite në mbrojtje të Princit Philip. Ai tha si më poshtë.
Princ Philip ishte gjyshi i tij, kështu që Harry dukshëm kishte një arsye madhore për të shkuar. Unë thjesht shpresoj që Harry ta di këtë brenda vetes. Mungesa e Harry atje ishte zhgënjyese për të gjithë. Aty ku isha unë dëgjoja njerëszit që thonin se Harry duhet të ishte atje prezent.
Arsyeja e tij mbi mungesën e sigurisë ishte patetike. Ai duhet të ishte këtu për të nderuar gjyshin. Në fund të fundit, nëse ai ishte aq i shqetësuar për sigurinë e tij, ai mund të kishte ndenjur me vëllanë Princin William dhe babanë të cilët kanë sigurinë maksimale.