Inxhinierja mekanike Josie Hughes është angazhuar në krijimin e një roboti që mund të asistojë në vjelje. Roboti i saj, mund të mbledhë mjedra me ndihmën e inteligjencës artificiale duke ndihmuar kështu në bërjen e bujqësisë më efikase dhe me kosto efektive, si dhe në zgjidhjen e mungesës së fuqisë punëtore.
Hughes thotë për CNN se avantazhet e tyre nisin me faktin që mund të punojnë për 24 orë në ditë pa u lodhur.
Ata ofrojnë po ashtu një proces më të saktë vjeljeje, i mbledhin kokrrat vetëm kur ato të jenë të pjekura, gjë që mund të reduktojë mbetjet dhe të përmirësojë cilësinë. Robotët gjithashtu mund të mbledhin të dhëna krahas korrjes për shembull, informacion për fermerët për sasinë e frutave ose cilësinë e tyre.
Pse pikërisht mjedrat? Josie Hughes shpjegon se ato janë një frut i brishtë që dëmtohen lehtësisht.
Nëse ushtrojmë shumë forcë mund t’i shtypim dhe megjithatë na duhet forcë e mjaftueshme për t’i hequr ato nga trupi i bimës ku rriten. Për më tepër, forca duhet të rregullohet gjatë gjithë lëvizjes së vjeljes, pasi fruti bëhet më pak i ngurtë sapo të dalë nga bima.
Pritet që roboti i mjedrave të jetë gati për përdorim në 2 apo 3 vitet e ardhshme, ndërsa deri më tani makineria është optimizuar për saktësi dhe jo për shpejtësi. Rikujtojmë, se roboti më i fundit nga fondacioni OpenAi i themeluar nga Elon Musk i mahniti vëzhguesit me aftësinë e tij në të shkruar dhe zotësinë e tij në kryerjen e detyrave komplekse. Sistemi i quajtur ChatGPT, është evolucioni i fundit në familjen GPT të inteligjencës artificiale në gjenerimin e tekstit.