Sport

Mundje/ Turneu botëror në SHBA, Shqipëria e përfundon në vendin e tretë

Kombëtarja shqiptare e mundjes ka mbyllur konkurrimin e saj në turneun botëror “Bill Ferrell Memorial”, event që u mbajt në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përfaqësuesja kuqezi u klasifikua në vend të tretë në këtë aktivitet, duke lënë pas shtete të mëdha si Koreja e Jugut, Kanadaja, Brazili etj.

Të drejtuar nga trajneri Altin Shtjefni, mundësit e Shqipërisë spikatën në duelet e tyre, ndërsa rezultatin më të lartë individual e arriti Kevin Kupi, i cili fitoi medalje bronzi në peshat 77 kg në stilin greko-roman. Ndërkohë Bajram Sina, Jurgen Uku dhe Boris Frrokaj u renditën në vende të katërta në këtë aktivitet, ndërsa Kelsi Nelaj dhe Eduart Pica zunë vende të pesta.

Kështu me një vend të tretë ekipor dhe me një medalje bronzi individuale, Shqipëria e përfundon me sukses konkurrimin e saj në turneun botëror “Bill Ferrell Memorial”.