Celebrities Gossip Showbiz

Mundësi i njohur Hulk Hogan konfirmon ndarjen nga bashkëshortja dhe zyrtarizon romancën e re!

Së fundmi, mundësi i njohur Hulk Hogan ka konfirmuar divorcin nga gruaja e tij e dytë Jennifer McDaniel dhe ka zbuluar se ka një të dashur të re. Nëpërmjet një postimi në Twitter ish-ylli i WWE u shpreh se:

Yo Maniacs, postimet në Facebook dhe Instagram janë per mua dhe të dashurën time Sky, unë jam zyrtarisht i divorcuar.

Para njoftimit të tij në mediat sociale, Hogan ishte parë me një grua në Clearwater, Florida. Hulk, emri i vërtetë Terry Bollea bëri kërkesë për divorc në tetor 2021 pas gati 11 vitesh martesë dhe u finalizua më vonë atë vit. Dyshja u martua në një martesë buzë detit pas shtëpisë së mundësit në Clearwater në dhjetor 2010. Përpara martesës së tij me McDaniel, Hogan ishte i martuar me gruan e tij të parë Linda Marie Bollea metë cilën ka dy fëmijë, Brooke, 33 dhe Nick, 31 vjeç.

Rikujtojmë se para disa viteve Hulk Hogan fitoi betejën ligjore ndaj portalit të famshëm amerikan “Gawker” për publikimin e një videoje seksuale të tij. Vendimi u dha nga një Gjykatë në Florida, ku Hulk Hogan, do të përfitonte 115 milionë dollarë dëmshpërblim.

Ky rast vuri përballë lirinë e shtypit ndaj jetës private të një personi të famshëm, ku fitues doli ish-keçisti i famshëm amerikan. Videoja ishte postuar në vitin 2012, pasi Hogan ishte regjistruar fshehurazi duke kryer marrëdhënie seksuale me gruan e mikut të tij.

Avokatët mbrojtës të “Gawker” argumentuan se pavarësisht se videoja mund të kishte përmbajtje të palejuar, koncepti i lirisë së shtypit duhet mbështetur. Në anën tjetër, avokatët e Hogan thanë se dy personat në video nuk ishin kontaktuar nga përfaqësuesit e portalit në fjalë para se videoja të bëhej publike. Pas leximit të vendimit të jurisë, Hogan shpërtheu në lot.