Sport

Mundësi e artë për kuqezinjtë, Spanja lë në stol 10 titullarë për ndeshjen ndaj Shqipërisë!

Rotacion masiv te Spanja. Luis De la Fuente do t’i lërë pushim pjesën dërrmuese të titullarëve në takimin kundër Shqipërisë, të hënën (21:00) në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit.

Iberikët, që kryesojnë grupin B të Euro 2024 me 6 pikë të plota, do të rreshtohen me ndryshime të shumta në sfidën përballë kuqezinjve të Sylvinhos.

Plot 10 ndryshime pritet të pësojë Spanja krahasuar me formacionin e nisur në suksesin 1-0 ndaj Italisë.

Aymeric Laporte është i vetmi lojtar që do të konfirmohet si titullar kundër shqiptarëve, ndërkohë që do të ndryshojë pjesa tjetër.

FORMACIONI I MUNDSHËM I SPANJËS

(4-3-3): Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Baena; Torres, Joselu, Oyarzabal.