Ah, vera! Moti i nxehtë nënkupton të ulesh përpara kondicionerit pa ndërprerje, duke konsumuar diçka e duke parë serialin tënd të preferuar. Çfarë ka më freskuese se pemët dhe alkooli? Nëse jeni të lodhur nga koktejlet me sasi të lartë sheqeri, me pak njohuri ju mund të krijoni koktejlet tuaja me sasi të ulët karbohidratesh dhe me shumë shije. Për këtë sezon, ne ju prezantojmë koktejlet më të mira:
1- ‘Holiday Spirit’
Kombinoni e ½ tekila ‘Casa Noble Reposado’, ½ liker, ½ lëng shurupi dhe pak biter portokalli. Vendosni një lëkurë portokalli në gotën tuaj, kjo do t’i jepte shije.
2- ‘Malibu Marg’
Valoni një gotë ujë, hidhni në të 2 lugë çaji ëmbëlsues dhe përziejini ato. Lërini pak në gjendjen që është dhe hidhni pak çaj ‘Hisbikus’ në të dhe lëreni për 5 minuta. Më pas kombinoni pak tekila ‘Blanco’, lëng limoni dhe shurup ‘Hisbikus’. Vendosni akull në të dhe pija juaj është gati.
3- ‘Keto Margarita’
Në një mikser kombinoni tekila, 2 lugë limoni dhe 1 lugë lëng portokalli.
4- ‘The egg girl’
Kombinoni në një pjatë sheqer dhe një gotë ujë. Hidhni pak rozmarinë dhe lëreni 15 minuta. Mbushni një gotë me akull dhe hidhni shurup rozmarine dhe më pas mbusheni me ujë me gaz.
5- ‘Noble Paloma’
Në një mikser hidhni akull dhe më pas tekila ‘Casa Noble Crystal’, pak lëng limoni, lëng qitroje dhe nektar agave. Lëreni për pak minuta dhe më pas mbusheni me ujë me gaz.