Tech

Mund të vijnë më shpejt se sa pritej, e kemi fjalën për kufjet Vision Pro të Apple!

Përpjekja e Apple në segmentin e XR mund të mos ketë sjellë të njëjtin lloj suksesi që shijoi me iPhone ose Apple Watch, por kompania është ende duke ecur përpara me “përsëritjet e ardhshme”.

Ndërsa planet për një kufje më të lirë mund të jenë shtyrë, Vision Pro mund të ketë një pasardhës brenda një viti, apo më shumë. Në edicionin e fundit të buletinit të tij PowerOn, Mark Gurman i Bloomberg shkruan se Apple mund të prezantojë kufjet e gjeneratës së dytë Vision Pro diku midis vjeshtës 2025 dhe pranverës 2026.

Sa i përket ndryshimeve, Apple thuhet se po eksperimenton me ide të shumta. Por Gurman pretendon se një nga kandidatët e dizajnit për Vision Pro 2 do të dukej tamam si paraardhësi i tij.

Kjo nuk do të jetë jashtë karakterit për Apple, pasi kompania “përsërit rregullisht pajisjen” pa ndryshuar estetikën e jashtme të pajisjeve të saj në portofolin e iPhone, Mac ose Apple Watch.

Kufjet ‘kompjuterike hapësinore’ të Apple, Apple Vision Pro, fillimisht u prezantuan në SHBA në shkurt dhe filluan zgjerimin ndërkombëtar në qershor. Tani, kompania po sjell kufjet në më shumë vende me një tjetër zgjerim të përgatitur për muajin e ardhshëm. Shefi i marketingut të Apple, Greg Joswiak publikoi njoftimin në një postim në X. Bëhet e ditur se Apple Vision Pro po bëhet gati për t’u prezantuar në Korenë e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe më 15 nëntor.