Keni dëgjuar se ekzistojnë pesë “gjuhë të dashurisë”? Fjalë pohuese, kohë cilësore, prekje fizike, shërbime dhe dhurata. Ne ju themi që nuk janë më pesë, por shtatë të tilla. “Truity”, një kompani që bën teste personaliteti, kohët e fundit anketoi mbi 500,000 individë dhe arriti në përfundimin se në të vërtetë ekzistojnë shtatë gjuhë dashurie: Aktiviteti, vlerësimi, emocional, financiar, intelektual, fizik dhe praktik.
Aktiviteti
Njerëzit me këtë stil dashurie ndihen të vlerësuar kur partneri/ja interesohet për pasionet e tyre dhe përpiqet t’i bashkojë ata për të bërë atë që duan. Kur një partnere/i tregon kuriozitet për një pasion, ata shprehin vlerësim për personin që ju jeni jashtë marrëdhënies.
Vlerësimi
Ndihen të kujdesshëm kur u vlerësohen përpjekjet ose tiparet, duke u kujdesur që të shohin edhe gjëra të vogla rrotull dhe të thonë fjalë inkurajuese dhe mirënjohjeje.
Emocional
Të dashuruarit emocional mbeshten tek personi që duan edhe në kohë të vështira. Gërmoni thellë në personalitetin e njeriut që doni dhe punoni shumë për të kuptuar këndvështrimin dhe emocionet e tij/saj.
Financiare
Një person me këtë stil dashurie ndihet i vlerësuar kur njeriu që do shpenzon para për të, por kjo nuk ka të bëjë vetëm me dhuratat. Paratë e shpenzuara për ndarjen e qirasë, për një drekë apo blerje të ndryshme janë gjithashtu një gjuhë dashurie.
Intelektual
Njerëzit me një stil dashurie intelektual ndihen më të lidhur kur flasin me personin e zemrës dhe arrijnë të mirëkuptohen e ndajnë mendime të përbashkëta.
Fizike
Këta persona ndihen të mbështetur dhe të dashur kur prekin fizikisht partnerin/en dhe kjo nuk përfshin vetëm seksin. Nga mbajtja e dorës deri te përkëdheljet, ata interpretojnë prekjen fizike si një shenjë mbështetjeje dhe kujdesi.
Praktike
Dikush me një stil praktik dashurie ndihet i vlerësuar kur ndihmohet me angazhimet, si punët e shtëpisë, familja, fëmijët. Kjo tregon se ju jeni pjesë e një ekipi dhe nuk jeni vetëm.