Së fundmi modelja e njohur amerikane Blac Chyna, ka nisur procesin e heqjes së fillerave dhe zvogëlimit të të pasmeve dhe gjoksit për t’iu rikthyer dukjes së mëparshme. Bukuroshja ndau video të shumta në profilin e saj në Instagram duke treguar se si duket tani, ndërsa deklaroi se i vjen keq që vendosi të ndryshojë, por theksoi se e bëri këtë vetëm sepse e bënë të tjerët. Ajo u shpreh se:
Dua që të gjitha zonjat të dinë të mos bëjnë injeksione silikoni, sepse mund të sëmuresh, mund të vdesësh, mund të kesh komplikime dhe të gjitha këto çmenduri.
View this post on Instagram
Edhe pse i kishin thënë se procesi i heqjes së fillerëve dhe botoksit do të ishte i dhimbshëm, ajo nuk hoqi dorë nga vendimi i saj. 34-vjeçarja ka thënë se nuk ishte e shqetësuar për mundësinë e lëndimit dhe tashmë është lodhur nga opinioni se si duhej të dukej. Modelja, rikujtojmë se çaktivizoi profilin në faqen e internetit OnlyFans për hir të dy fëmijëve të saj.