Shkencëtari amerikan që krijoi robotin e parë të gjallë, thotë se organizmi ka arritur të vetëriprodhohet. I quajtur Ksenobot, me madhësinë e një fare, ose më pak se 1 milimetër, ky robot me inteligjencë artificiale është ndërtuar nga qelizat staminale të një bretkose afrikane Ksenopus laevis, prej nga ka marrë edhe emrin.
Së fundmi, skuadra shkencore e përbërë nga anëtarë të Universitetit të Vermonitit dhe të Harvardit, zbuluan se këto organizma janë në gjendje të “sjellin në jetë” Ksenobotë të vegjël.
Ndërsa këto krijesa të reja arrijnë gjithashtu të riprodhohen. Joshua Bongard, ekspert i robotikës në Universitetin e Vermontit shpjegoi se:
Robotët, të cilët ngjasojnë me Pac-Man, lëvizin rreth enës ku ndodhen, gjejnë qeliza të vogla dhe i shtyjnë drejt njëra-tjetrës, duke formuar fëmijë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm.
Sipas tij, kjo mënyrë riprodhimi ishte tërësisht e re, ndryshe nga ato që ndodhin në botën e bimëve apo të kafshëve.
Ai shtoi se në të ardhmen, Ksenobotët mund të përdoren në mjekësi, edhe pse çdo përdorim i tyre do të duhet të rregullohet me ligj, për shkak se janë krijuar nga qeliza kafshësh. Edhe pse ideja e një roboti që mund të vetëriprodhohet mund të përbëjë shqetësim, kërkuesit thanë se këto makina të gjalla janë të gjitha të mbyllura brenda një laboratori dhe zhduken shumë lehtë, për shkak se i gjithë aktiviteti është i rregulluar nga një kod etike.
Kërkimi në fjalë është financuar pjesërisht nga Agjencia e Projekteve të Përparuara të Mbrojtjes, një agjenci federale amerikane që mbikëqyr zhvillimin e teknologjisë për përdorim ushtarak.
Nëse përfitojmë nga kjo aftësi e këtyre qelizave mund të zgjidhim shumë probleme.
Ky studim u publikua në revistën shkencore “PNAS”. Kur njerëzit mendojnë për inteligjencën artificiale, imazhet që shpesh vijnë në mendje janë të robotëve si “The Terminator”. Për shumë vite, në filma fantastiko-shkencorë na është treguar se IA shpesh përdoret për të keqen sesa për të mirën. Pra ajo që ne zakonisht nuk mund ta lidhim me AI është arti dhe poezia.
Megjithatë kjo është pikërisht ajo që Ai-Da, një robot shumë realist i shpikur nga Aidan Meller në Oksford, Anglia qendrore, e kalon kohën duke krijuar. Ai-Da është artistja e parë ultra-realiste e robotëve humanoidë në botë e cila dha një performancë publike të poezisë që ajo shkroi duke përdorur algoritmet e saj në nder të poetit të madh italian Dante.