Celebrities Showbiz

Mund të mos ketë marrë kupën e “Dancing With The Stars”, por Arnita Beqiraj zbulon mikeshën e re që ka fituar…

Regjisorja e njohur, Arnita Beqiraj, ishte një nga finalistet e këtij edicioni në “Dancing With The Stars”, ku shkëlqeu me performancat e saj dhe u vlerësua nga juria me komente pozitive. Në eksperiencën e saj në spektaklin e madh dhe popullor të kërcimit, regjisorja është përfshirë gjithashtu në dinamika e debate, ndërsa së fundmi ka treguar se ka bërë edhe miq të rinj.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Arnita u pyet se cilët janë disa miq që ajo ka bërë në “Dancing With The Stars”, dhe ajo përgjigjet ‘Fifi’. Këngëtarja gjithashtu ishte në finalen e madhe të spektaklit, dhe vajzat i kemi parë gjithmonë në mbështetje të njëra-tjetrës në këtë kompeticion.

Unë hyra mes miqsh në “Dancing With The Stars”, por mikesha që fitova ishte Fifi.

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, e duket se përgatitjet janë drejt fundit. Dy ditë më parë vetë, producentja Sara Hoxha bëri me dije se këtë vit formati do të vijë me disa ndryshime, nga arredimi i shtëpisë deri te banorët që do të marrin pjesë.

Deri tani kemi disa emra që përflitet se do të jenë banorë të ‘reality show-t’ të famshëm, ku mes tyre është edhe Arbër Cepani, kjo një eksperiencë e dytë për të pasi është shpallur edhe fituesi i “Big Brother 1”. Megjithatë u përfol se edhe partnerja e tij, regjisorja Arnita Beqiraj do të merrte pjesë, por së fundmi ajo ka shuar kuriozitetin për ndjekësit duke mohuar zërat.