Nëse shikoni filma pornografikë së paku një herë në javë, do të duhej të pyesni veten a është çdo gjë në rregull me ju apo po ju kthehet në një varësi. Vetë koncepti “varësi nga pornografia” është shumë kontrovers.
Mirëpo, një studim i Universitetit Cambridge, i cili ka përfshirë 19 meshkuj adhurues të pornografisë, ka treguar që në trurin e tyre, kur shikojnë filma për të rritur, aktivizohen qendrat e trurit që kanë të bëjnë me ndjenjën e “shpërblimit”, njësoj siç e sheh narkomani drogën.
Megjithatë, Nicole Price, shkencëtare e Universitetit të Kalifornisë, thotë që të varurit nga pornografia nuk duhet të vendosen në të njëjtën kategori me të varurit nga alkooli dhe narkotikët. Price shpjegon:
Në rast të varësisë nga pornografia, truri duket ngjashëm si te të varurit e tjerë, mirëpo vetëm në disa aspekte. Truri i tyre nuk reagon në të njëjtën mënyrë si truri i bixhozxhiut, i cili është shumë aktiv.
Ajo thotë që neurologjia aktualisht nuk e pranon tezën që pornografia shkakton varësinë dhe që është qëndrim i përgjithshëm që trajtimi i kësaj gjendjeje si “sëmundje e varësisë”, mund të jetë kundërproduktive. Megjithatë, mjafton të “hulumtohen” forumet më të popullarizuara në internet, siç është, për shembull, forumi Reddit, për të parë që njerëzit të cilët e konsiderojnë veten të varur nga pornografia, vuajnë vërtet për shkak të zakoneve të tyre.
Çdo brez përballet me pikëpyetje, pasiguri dhe shqetësime të natyrave të ndryshme. Pornografia është vetëm një element që nuk përcakton gjithë brezat apo shoqëritë, por gjithnjë është konsideruar deri-diku si një temë e fshehtë për mënyrën si përcillet, si interpretohet apo flitet mes të rinjve, shokëve, familjarëve, etj. Pornografia ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Por le të ndalemi pak tek “të mirat” që ajo sjell… Zbulojini në këtë link.