Aktori i njohur i Hollywood-it, Sylvester Stallone së fundmi është shprehur se gati sa nuk ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të “Rocky IV”. 75-vjeçari kujtoi se si mjekët kishin frikë se ai do të ‘fliste me engjëjt’ pasi u plagos rëndë nga Dolph Lundgren i cili luajti rolin e armikut të Rocky-t, Ivan Drago në filmin e vitit 1985 kur një skenë zënke shkoi keq.
Sylvester, i cili portretizon personazhin Rocky Balboa në serialin dramatik sportiv, u shpreh se kishte murgesha që luteshin për të në kujdesin intensiv, pasi Dolph ‘i lëndoi’ zemrën me një grusht. Duke folur përpara publikimit të një versioni të ri të filmit, Stallone tha:
Tensioni im i gjakut shkoi në 260. Ata menduan se do të flisja me engjëjt.
Vitin e kaluar, ai e diskutoi përsëri incidentin, duke thënë:
Dolph Lundgren më futi në spital për nëntë ditë. E dija se isha në telashe kur u paraqita dhe kur pash murgeshat tek luteshin në kujdesin intensiv.
Dolph gjithashtu e pranoi aksidentin, duke thënë:
Gjithçka që bëra ishte t’i bindesha urdhrave. Ai ishte shefi. Unë bëra atë që më tha.
Ne u kthyem në Los Angeles dhe producenti tha:
Hej Dolph, ju keni dy javë pushim. Stallone është në spital.
Megjithatë, Stallone ishte i kënaqur që personazhi i tij ikonë i dha atij një ‘zë’. Rikujtojmë, se Stallone është i martuar me modelen Jennifer Flavin që nga viti 1997. Së bashku ata kanë tri vajza: Sophia, 25-vjeçe, Sistine, 23-vjeçe dhe Scarlet, 19-vjeçe.
Gjithashtu ju rikujtojmë se Sylvester dhe Jason Statham së fundmi kanë bërë të ditur se xhirimet e filmit më të ri ‘The Expendables 4’ kanë filluar. Ky njoftim është bërë nga vetë aktori i njohur Stallone i cili në rrjetin e tij social Instagram nëpërmjet një postimi është shfaqur së bashku me Jason Statham.
Në postimin e tij ai ka shkruar se:
Duke kaluar një kohë të mrekullueshme në punë me mikun tim të madh Jason për ‘The Expendables’!