Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Mund të kenë 25 vite të martuar, por Victoria nuk e ka lënë kurrë David Beckham që t’i shohë vetullat e saj natyrale!

Ikona e modës dhe e elegancës, Victoria Beckham, ka dhënë një deklaratë që ka habitur shumë ndjekës. Së fundmi, ajo prezantoi produktin më të fundit të kozmetikës, një laps për vetulla që vjen me gjashtë nuanca.

Gjatë prezantimit të produktit, Victoria tha se bashkëshorti i saj David Beckham nuk i ka parë kurrë vetullat e saj natyrale. Stilistja 49-vjeçare, e cila është e martuar me ish-yllin e futbollit që nga viti 1999, kërkon lapsin e vetullave sapo zgjohet, sepse vetullat e saj janë shumë të rralluara pasi janë hequr shumë ose edhe rruar në fillimet e karrierës së saj.

Victoria Beckham njihet për stilin e saj unik dhe për markën e saj të veshjeve dhe produkteve të kozmetikës. Produktin të cilin e prezantoi së fundmi quhet Babyblade, një produkt që ajo e cilëson të përkryer për theksimin e vetullave.

Rikujtojmë se, libri i Tom Bauer ‘The House of Beckham’, i cili do të dalë pas pak ditësh në treg, tregon historinë e problemeve martesore mes ish-lojtarit të Real Madridit dhe Victorias. Victoria dhe David Beckham nuk do të ishin bërë kurrë kaq të fuqishëm nëse nuk do të ishin martuar, sipas Tom Bower, autor i librit “The House of Beckham”, i cili do të dalë në mbarë botën më 20 qershor. Sipas Bauer-it, çifti ka pasur një krizë shumë intensive në martesën e tyre vitet e fundit, gjatë së cilës ata kanë bërë jetë të ndara dhe nuk kanë folur me njëri-tjetrin, por e kanë kapërcyer atë për hir të markës që kanë ndërtuar.