Miley Cyrus krijoi një zhurmë të madhe në internet, ku gjatë fjalimit të saj në pranimin e çmimeve “Grammy”, ajo u shpreh se kishte harruar të brendshmet e saj. Ajo e bëri këtë deklaratë, ndërkohë që tregoi fustanin e gjatë, të Gucci, me një të çarë të guximshme që i ngjitej deri në bel.
Por së fundmi këngëtarja 31-vjeçare, e cila tani është dy herë fituese e Grammy-t, ka sqaruar të gjithë fansat e saj se e gjitha ishte një shaka. Ditën e hënë, Miley ka sqaruar në rrjetin social X, (ish-Twitter), duke shkruar:
Ishte vëtëm një shaka…. Kisha të brendshme me porosi të Gucci.
Më pas ajo falënderoi drejtorin kreativ të Gucci-t, Sabato De Sarno, për fustanin e personalizuar ngjyrë çokollate, që i ka dhënë asaj një vëmendje të madhe në internet. Në të njëjtin postim, Miley vlerësoi gjithashtu tre artistët, Mariah Carey, Meryl Streep dhe Mark Ronson, yjeve që i dorëzuan asaj Grammy-in e saj të parë të dielën në mbrëmje.
Miley ishte një nga fitueset më të mëdha të natës, pasi u vlerësua me çmimin “Record Of The Year” dhe “Best Pop Solo Performance” për këngën e saj hit “Flowers”. Përveç shakasë së saj me të brendshmet, Miley u komentua gjithashtu edhe për faktin se gjatë fjalimit të saj, ajo nuk përmendi fare babain.
Ky çmim është i mahnitshëm. Por unë me të vërtetë shpresoj që kjo të mos ndryshojë asgjë sepse jeta ime ishte e bukur dje. Jo të gjithë në botë do të marrin një Grammy, por të gjithë në këtë botë janë spektakolar…
Pra, ju lutem mos mendoni se kjo është e rëndësishme, edhe pse është shumë e rëndësishme, apo jo? Dua të falënderoj të gjithë ata që janë në këtë skenë tani Tom, Tyler, Michael dhe Greg…
Ekipet tona, ekipi im, Crush, Columbia, mamaja ime, motra ime, dashuria ime, homoseksualët e mi kryesorë sepse shikoni sa mirë dukem…
Dikush tjetër? Gruaja juaj, e fejuara juaj, të gjithë njerëzit që duam. Faleminderit shumë të gjithëve. Nuk mendoj se kam harruar askënd. Por mund të kem harruar të brendshmet. Mirupafshim!