Health & Beauty

Mund të jetë vdekjeprurëse, e kemi fjalën për lidhjen midis stomakut dhe trurit!

Pasojat e lëndimit në tru mund të reflektohen edhe në pjesën e poshtme të trupit, saktësisht në stomak dhe probleme të organeve të stomakut Shkencëtarët kanë vërejtur lidhjen midis pjesëve të ndryshme dhe sistemit në trup, posaçërisht është interesante rrjedhja e baktereve në gjak, të cilat lëndimin e trurit e shndërrojnë në infeksion vdekjeprurës. Ekipi i hulumtuesve të Universitetit të Shkollës së Mjekësisë në Merilyn ka dëshmuar që lëndimet serioze të trurit mund të çojnë deri në rrjedhje të baktereve nga zorrët në qarkullim gjaku.

Kjo tregon lidhjen kthyese midis trurit dhe stomakut dhe mundëson qasje të re në shërim. Njëra ndër kërcënimet serioze është sepsa. Lëndimet e trurit çojnë në lirimin e disa baktereve në qarkullim gjaku, ndërkaq ndryshimet në zorrë janë të dukshme pas një muaji. Rezultatet tregojnë që trauma e trurit shton rrezikun nga mikrobet të cilat mund ta bëjnë lëndimin edhe më të keq dhe të hapin vdekjen dydrejtimëshe, të cilën sapo fillojmë ta kuptojmë.

Sa duhet të jetë lëndimi i trurit që të çojë deri te ky dëmtim serioz ende nuk është zbuluar saktësisht. Njëra ndër hipotezat bazohet në nanoqelizat, të cilat janë të ndjeshme në sinjalet nga truri dhe të atyre nga barku. Ndoshta ndodhin sinjale të përziera apo të gabuara, të cilat ato i dërgojnë gjatë lëndimit dhe pas lëndimit. Duhen të bëhen edhe shumë hulumtime në këtë fushë, duke pasur parasysh që njohuritë e deritashme bazohen në testimin e bërë në minj.

Ajo që shkencëtarët i ka nxitur, mirëpo njëkohësisht edhe i ka inkurajuar të vazhdojnë hulumtimin, është zbulimi i paradokohshëm i lidhjes midis baktereve në traktin digjestiv dhe sulmit në tru, shkruan “Sciencealert”. Ekziston distancë e madhe midis trurit dhe zorrëve, mirëpo hulumtimet e reja tregojnë lidhjen e këtyre dy sistemeve dhe pasojat të cilat shfaqen për shkak të ndonjë fatkeqësie në ndonjërën ndër to.

Me siguri keni përjetuar të paktën një herë dhimbje të ndryshme në stomak apo keni pasur probleme me kapsllëkun. Megjithatë, joga dhe teknikat e ndryshme të frymëmarrjes mund të jenë tejet efektive në trajtimin e problemeve shëndetësore të stomakut, e gjithashtu për ata që kanë probleme me kapsllëkun. Në infografikën e tyre “Pesë Poza të Jogas për Tretje më të Mirë”, Benefiber sugjeron se sistemi i mirë i tretjes mund të arrihet vetëm me joga.

Hulumtimet e fundit tregojnë se një në dhjetë persona që bëjnë joga përjetojnë dhimbje muskuloskeletare nga pozat e ndryshme, prandaj duhet të keni kujdes. Eksperti i jogas Dustin Brown rekomandon të filloni ngadalë dhe me ushtrime fillestare prandaj mos u përpiqni të bëni gara me personin afër jush, i cili bën joga prej disa vitesh.