Celebrities Showbiz

Mund të jetë një yll, por Jennifer Aniston për pak humbi ceremoninë e Emmy Awards për një arsye fare qesharake…

Aktores së njohur, Jennifer Aniston pothuajse iu refuzua hyrja në ‘Emmy Awards 2024’ për shkak të një problemi me biletën, pavarësisht se ishte në mesin e yjeve që ishte e nominuar. Aktorja 55-vjeçare amerikane, e cila famën ndërkombëtare e fitoi për rolin e Rachel Greene në serialin “Friends” nga viti 1994 deri në vitin 2004, ishte e nominuar për kategorinë ‘aktorja më e mirë në një rol kryesor’ në serialin dramë për serialin “The Morning Show”.

Por, kur mbërriti në Teatrin Peacock në qendër të Los Angeles, biletat e saj nuk skanoheshin nga sigurimi për rreth dy minuta. Siç raportohet, një person më pas kishte ndërhyrë pas këtij problemi duke diskutuar me sigurimin.

“Pse nuk po e lini të hyjë? E dini kush është kjo!”, i tha ai sigurimit.

Vetëm në atë moment ajo u lejua të hynte në event, teksa doli dhe pozoi për fotografët në tapetin e kuq. Ndonëse Jennifer Aniston nuk e fitoi çmimin e saj, seriali “The Morning Show” fitoi tre çmime Emmy.