Celebrities Gossip Showbiz

“Mund të jetë diçka…”, Beniada Nishani do të jetë opinioniste e “BBV4”?

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Arena ka qenë modelja dhe ish-banorja e “BBV1”, Beniada Nishani. Pas daljes nga Big Brother bukuroshja nisi një lidhje me vëllain e Arbër Hajdarit, Blertin, lidhje e cila përfundoi para disa kohësh. Gjatë intervistës Alesia e ka pyetur rreth një thashethemi që po qarkullon se Beniada do të jetë opinioniste e “BBV4” së bashku me Arbër Hajdarin.

Alesia Bami: A është e vërtetë që kur thua alfabetin shqip, shkronjën ‘b’ e kalon pa e thënë?

Beniada Nishani: Po e vërtetë, e kaloj

Alesia Bami: Ka zëra që thonë se ti do të jesh opinionistja krah Arbër Hajdarit në “Big Brother VIP 4”

Beniada Nishani: A sa bukur, më pëlqen ky zëri, pse jo. Edhe pse më kanë pëlqyer shumë opinionistët këtë vit. Është shumë e vështirë të arrish në këtë nivel, po pse jo, një ditë mund të jetë diçka shumë e bukur

Zëri i së vërtetës: Gënjeshtër

Beniada Nishani: Thashë në një të ardhme, pas 3-4 vitesh, të përmirësoj pak edhe disa gjëra.

E ftuar ditën e djeshme në një intervistë me Lei Krajën ka qenë modelja dhe ish-banorja e ‘BBV2″, Jori Delli, e cila ka treguar edhe të reja nga lidhja e saj me reperin italian Fred De Palma. Beniada Nishani, Heidi Baci dhe Jori kanë spikatur në “BBV”, pasi kanë qenë të vetmet vajza shqiptare të rritura në Itali që kanë marrë pjesë në atë format e për këtë fansat i kanë krahasuar shumë me njëra-tjetrën. E pyetur se mes Beniadës dhe Heidit, cila ka pasur performancë më të mirë, Jori është shprehur.