Celebrities Gossip Showbiz

Mund të ishin aksidentuar, Dj Dagz-in e zë gjumi në timon, Dj Pm trembet kur e vë re!

Kemi parë shumë raste ku personazhet VIP shqiptarë thyejnë rregullat e qarkullit rrugor e jo vetëm. Rastet më të shumta janë përdorimi i telefonit duke xhiruar video teksa ndodhen në timon, ku në shumicën e rasteve as nuk kanë të vendosur rripin e sigurimit, raste ku fëmijët e tyre të vegjël qëndrojnë në vendin e pasagjerit po ashtu pa rripin e sigurisë e shumë të tjera. Me këto video ata influencojnë shumë të rinj duke bërë të njëjtat gabime dhe shkelje të ligjit njësoj si ta dhe mundësitë që të shkaktojnë aksidente janë të larta dhe pasojat mund të jetë fatale.

Së fundmi një rast ndoshta pak më ndryshe se këto të lartpërmendura ishte me Dj Dagz dhe Dj Pm, ku ky i fundit ka publikuar një video. Në këtë video duket vetë DJ Pm, i cili ndodhet në vendin e pasagjerit pa vendosur rripin e sigurisë dhe në timon qëndron Dj Dagz, me rripin e sigurisë të vendosur. Ama nuk është vetëm kaq, teksa filmonte duke kënduar një prej këngëve shqiptare të publikuara së fundmi, në video duket Dj Dagz, të cilin e kishte zënë gjumi në timon dhe Dj Pm i cili trembet në fytyrë në momentin kur e vë re.

Të dy djemtë janë mirë dhe asgjë e keqe nuk ka ndodhur, ama edhe pse është publikuar si një video humoristike, situata ishte serioze.

Kujdes kur ecni me makinë, sidomos ju që pëlqeni shpejtësinë!

https://www.tiktok.com/@_djpm/video/7386625786683591942