Celebrities Gossip Showbiz

“Mund të ishim të pafytyrë ne të gjithë familjarisht…”, Juli e pyet Heidin për lidhjen e saj me Romeon!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin’. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”.

Juli e ka pyetur Heidin se a është e vërtetë lidhja e saj me Romeon, ndërsa banorja tregoi që dashuria e tyre është e vërtetë.

Juli: A ta bëj një pyetje Bac? A është një lidhje e vërtetë kjo e juaja?

Heidi: Po është. Mua më erdhi mami, çfarë po flisni o njerëz?

Juli: Po ti kishte ndodhur këtij (Meritonit) do ta kishte marrë menjëherë Ilnisa dhe çuar në lavanderi

Heidi: Mund të ishim të pafytyrë ne të gjithë familjarisht kështu! Mua më erdhi mami dhe më tha s’të kam parë ndonjëherë kështu.

Juli: Unë po të pyes, s’po të akuzoj

Heidi: E kupton pozitën time, unë po dal false e situatës

Meritoni: O Heidi a di të flasësh si njeri mos ta ekzagjerosh ndonjëherë?

Heidi: Si njeri po flas o Meriton