Bota Health & Beauty

Mund të infektojë njerëzit, shkencëtarët ngrenë alarmin për ‘gripin e qenve’!

Së fundmi një studim i ri ka ngritur alarmin se një lloj i ‘gripit të qenve’ po ndryshon dhe mund të infektojë njerëzit. Virusi thuhet se ka evoluar si një formë e gripit të shpendëve, i njohur si lloji H3N2, i cili tashmë ka ndryshuar për të prekur qentë. Shkencëtarët kanë shprehur shqetësimin se lloji po ndryshon përsëri dhe së shpejti mund të bëhet aq i fortë sa mund të infektojë njerëzit.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se nëse gripi i shpendëve do të evoluonte për të qenë në gjendje të prekte gjitarët si qentë ekziston mundësia që të prekë qentë dhe të transmetohet tek njerezit. Ekspertët e gripit të shpendëve zbuluan se virusi ishte më i aftë të njohë receptorët e qelizave njerëzore dhe të riprodhohet në qelizat njerëzore.

6 qen u infektuan qëllimisht me mutacionet e njohura të gripit të qenve H3N2, por u zbulua se secili prej tyre kishte zhvilluar simptoma të lehta, duke përfshirë ethe, teshtitje dhe kollë. Profesor James Wood, kreu i mjekësisë veterinare në Universitetin e Kembrixhit, tha për ‘Independent’ se:

Ndryshimet në virusin e qenve mesa duket e bëjnë atë më të përshtatshëm për t’u transmetuar brenda gjitarëve, siç mund të ndodhë pas një kohe të gjatë tek qentë.

Ndërkaq, të porsalindurit që jetojnë në një shtëpi me mace ose qen kanë më pak të ngjarë të zhvillojnë alergji ushqimore. Sipas një studimi të publikuar së fundmi, e njëjta gjë fle edhe kur një nënë shtatzënë jeton me kafshë shtëpiake. Sipas “The Washington Post”, ekspozimi ndaj maceve ose qenve gjatë zhvillimit të fetusit ose në muajt e parë të jetës reduktoi gjasat e alergjive ushqimore më vonë me rreth 14%.