Bota Design Lifestyle

Mund të festosh dhe të blesh një libër…/Ju prezantojmë me pemën e veçantë të Krishtlindjeve në Londër!

Po afron sezoni i festave të fundvitit dhe çdokush prej jush ka nisur avash avash me përgatitjet. Ndërkaq, në Londër në stacionin ndërkombëtar St Pancras, është vendosur një ekspozitë e veçantë në bashkëpunim me librarinë e vjetër të Londrës Hatchards. Pema përmban një dizajn të veçantë me një shkallë dredha-dredha dhe 270 rafte të stolisur me mbi 3,800 libra të pikturuar me dorë. Brenda kësaj peme madhështore janë tetë qoshe ku vizitorët mund të zhyten në magjinë e Krishtlindjeve.

Çdo kabinë është e pajisur me altoparlantë që lejojnë vizitorët të zgjedhin një fragment pesë-minutësh nga një libër audio, i siguruar ekskluzivisht nga Penguin Books. Është atraksioni i përsosur falas për familjet ose një ndalesë relaksuese në udhëtimin nëpër St. Pancras. Ëendy Spinks, drejtoresha e St.Pancras tha:

Pema e Krishtlindjeve Ndërkombëtare e St.Pancras e këtij viti është një odë e pasurisë së letërsisë që na çon në botë emocionuese dhe të re. Nga përvojat e udhëtimit të jetës reale deri në tokat fantastike të imagjinatës sonë, ne shpresojmë që vizitorët festiv të ndiejnë magjinë dhe të frymëzohen të marrin ose t’u bëjnë të dashurve të tyre dhuratën më të përjetshme nga të gjitha, librat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by George Kimm (@christmas.in.london)