Lifestyle

Mund të dhunohen, përdhunohen…/Aktivitetet që gratë kanë thënë se nuk mund t’i bëjnë në qetësi pa u shqetësuar!

Ju njohim në këtë artikull me aktivitetet më të shpeshta që gratë kanë thënë se nuk mund t’i bëjnë në qetësi, pa u shqetësuar se mund të sulmohen verbalisht apo fizikisht prej dikujt tjetër. Ecja dhe vrapimi mund të jenë ndër aktivitetet më të preferuara të dikujt për t’u bërë. Në një studim të bërë, gratë janë shprehur se kurrë nuk e shijojnë një shëtitje të vetme pa skenarët e tmerrshëm se mund të bien viktimë e një përdhunuesi. Studimi tregon se një në pesë gra është ngacmuar seksualisht së paku një herë në jetë.

Gratë bëjnë vlerësime të vazhdueshme të rrezikut gjatë gjithë ditës së tyre, duke vënë në pikëpyetje nëse është e sigurt të ecin në shtëpi me kufjet e tyre në veshë. Për shkak se gratë duhet të mendojnë për sigurinë e tyre më shumë se burrat, ato shpenzojnë më shumë para për ta ruajtur atë. Shpesh do të dëshironin të mund të ecnin deri në shtëpi, por është më e sigurt të përdorin një mjet transporti, apo taksi në mënyrë që të afërmit e tyre të mos shqetësohen.

Gratë duhet të zgjedhin rrugë të ndriçuara mirë dhe me shumë lëvizje njerëzish. Zakonisht do të shmangin parqet dhe nuk mendojnë se mund të rrezikojnë të dalin në një tualet publik nëse janë vetëm. Nëse kanë veshur taka të larta, do të marrin me vete dhe këpucë të sheshta, në mënyrë që të jenë më pak të spikatura gjatë rrugës për në shtëpi. Ndonjëherë grave dhe vajzave u duhet t’i kërkojnë një gruaje tjetër të hedhin një sy herë pas here në pijen e tyre, në rast se nuk ndodhen pranë saj. Të gjithë i dimë rastet kur gratë janë droguar në mënyrë të tillë. Hapi i parë i çdo burri që e konsideron veten aleat të grave është t’i besojë gratë kur shprehin frikën ose shqetësimin për sigurinë e tyre. Edhe nëse një grua nuk është sulmuar, ngacmuar ose abuzuar vetë, dikush i afërt pranë saj e ka përjetuar diçka të tillë. Statistikat janë të vërteta.