Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj dhe publikoi jo një, por plot dy këngë të reja. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.
Pas suksesit me këngën e titulluar “Bebe”, duket se Era ka ndërmend të publikojë një këngë tjetër. E teksa padyshim, artistja njihet për stilin e saj unik dhe shumë të veçantë që pëlqehet shumë nga ndjekësit, pas rikthimit të saj të gjithë po presim me padurim edhe projektet e reja që ajo do të lançojë. Me anë të një Instastory të postuar disa orë më parë, bukuroshja na ka zbuluar se po punon në studio për të sjellë surpriza për dashamirësit e muzikës së saj.
Nga mëngjesi në darkë
Videoklipi i saj më i fundit quhet ‘TKRKT’ dhe në një kohë të shkurtër arriti miliona klikime në platformën Youtube dhe u bë gjithashtu viral në TikTok. Pas suksesit të këngës origjinale, bukuroshja i ka shtuar dhe një version tjetër, atë ‘remix’.
Nga ana tjetër dhe ‘Bebe’ arriti miliona klikime vetëm brenda pak ditësh dhe vazhdojnë akoma të rriten. Vetë artistja na ka bërë me dije me anë të një Instastory se projekti i saj ka arritur mbi 24 milion klikime në platformën YouTube.