Dje ishte premiera absolute e filmit aksion “Guxim”, në Cineplexx TEG, një tjetër projekt premtues i Top Channel Films. Aktorët dhe personazhet e njohur vip kanë dhënë intervista lidhur me pritshmëritë e filmit, teksa ish-banorët e “BBV3” kanë komentuar nominimin dhe dinamikat më të fundit të ‘reality show’.
Ekskluzivisht për TAR, Meri Shehu është shprehur lidhur me pjesëmarrjen në film.
Patjetër, atë po pres, propozimin për të marrë pjesë në një film. Kjo është ajo që s’kam provuar akoma.
Një film ku erotika është në qendër? Meri ka thënë:
Pse jo? Do doja të përfaqësoja ato vajza që ndoshta duan të fitojnë në një moment të jetës atë që s’e kanë fituar apo provuar ndonjëherë. Do doja të frymëzoja të gjitha ato që një ditë pretendojnë të bëhen artiste. Nuk është kjo principi im për momentin sepse jam shumë e kompletuar. Mund të bëja një rol avokateje, agjenteje…
Nëse ende nuk e keni mësuar përmbajtjen e “Guxim”, ja se për çfarë bëhet fjalë… Një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin.