Portugalia po bëhet gati për kampionatin Europian, i cili ndoshta mund të jetë dhe i fundit për Cristiano Ronaldon. Gjithsesi ylli portugez beson se skuadra e tij ka të gjitha aftësitë e duhura për të dalë kampione, teksa tregoi dhe se ndihet krenar për arritjen e tij, si lojtari i parë që luan në gjashtë turne të Europianit.
“Jam krenar që jam lojtari i parë që ka luajtur gjashtë Europiane. Jam i emocionuar për këtë, sepse tregon jetëgjatësinë e karrierës sime. Jam i lumtur dhe ndihem i privilegjuar që jam këtu për të ndihmuar ekipin kombëtar të arrijë objektivat e saj dhe natyrisht, të përpiqemi të shkojmë përpara dhe të fitojmë, që është qëllimi ynë kryesor”, u shpreh si fillim ylli portugez.
Më pas ai shtoi: “Unë besoj se kjo skuadër do t’u sjellë shumë gëzim tifozëve portugez, duke filluar nga ky kampionat Europian. Por për mendimin tim, brezi më i mirë i lojtarëve është gjithmonë ai që fiton trofetë. Shpresoj që kjo kombëtare të fitojë, sepse është një ekip me talent të madh.
Siç e dimë të gjithë, vetëm talenti nuk mjafton për të fituar. Ka shumë faktorë që kontribuojnë për të fituar një turne të rëndësishëm si ky. Ne i kemi të gjithë përbërësit për të fituar, por do të marrim një hap pas ndeshjeje, duke besuar gjithmonë se mund të fitojmë. Ajo që arritëm në 2016 ishte historike, si për futbollin portugez, ashtu edhe për futbollin botëror Shikoni lart dhe shikoni se është e mundur të fitojmë Kampionatin Evropian”.