Celebrities

Mund që edhe pas fejesës të ketë një ‘mini’ muaj mjalti? Megan Fox dhe Machine Gun Kelly sapo na e vërtetuan këtë!

Tani Megan Fox dhe Machine Gun Kelly po shijojnë lumturinë e fejesës së tyre jashtë shtetit. Çifti së fundmi kanë lundruar në liqenin Como të Italisë, për të cilin aktorja e “Jennifer’s Body”, ndau edhe foto të enjten në rrjetin e saj social Instagram.

Fox ishte veshur plot stil, me një bluzë të punuar me mëngë të gjata ngjyrë bezhë nga “Edikted” dhe pantallona të bardha nën një pallto shumëngjyrëshe deri në kyçin e këmbës, duke përfunduar pamjen me një kapelë në formë kove që përputhej në mënyrë të përkryer me veshjen e saj të sipërme.

Ndërkohë, reperi 31-vjeçar kishte veshur një xhaketë të bardhë “Dolce & Gabbana” dhe triko me jakë me vija nga e njëjta markë si të dy. Fox dhe Kelly bënë të parën paraqitje publike pas fejesës në Itali, tre ditë pasi muzikanti i “Bloody Valentine” zbuloi se ia kishte bërë pyetjen e shumëpritur Fox-it gjatë një udhëtimi në Porto Riko.

Të shtunën, Fox iu bashkua Kelly-t në Milano për të mbështetur reperin teksa ai doli në pistë për të hapur shfaqjen e veshjeve për meshkuj të koleksionit ‘Vjeshtë/Dimër 2022’ të markës prestigjioze “Dolce & Gabbana”. Fox u takua me Kelly-n gjatë xhirimeve të filmit “Midnight in the Switchgrass”. Dyshja e zyrtarizuan lidhjen e tyre në rrjetin social Instagram verën e kaluar pasi ajo u shfaq në videoklipin e tij “Bloody Valentine”.

Theksojmë gjithashtu se vëmendja e fansave tani ka kaluar në një tjetër temë. Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre për Megan Fox pasi Machine Gun Kelly i propozoi asaj me një unazë që është krijuar për ta lënduar nëse hiqet. Kjo nuk është çmenduria e parë që çifti ka bërë së bashku, pasi ata pranuan se i pinin gjak njëri-tjetrit për të festuar bashkimin. Nuk dihet ende se cila do të jetë çmenduria e radhës nga dyshja.