Ernest Muçi është një situatë jo shumë komode te Beshiktashi. Me ardhjen e trajnerit të ri në fillim të këtij sezoni, holandezit Van Bronkorst, fantazisti ka humbur vendin e titullarit.
Gjysmën e mbetur të sezonit të kaluar, Muçi ishte ndër lojtarët kryesore të skuadrës, duke qenë protagonist me gola dhe asiste. Ndërkohë, tani në një tjetër realitet, Muçi duhet të pranojë zgjidhjet e trajnerit dhe në këto ndeshjet e para, ai ka luajtur vetëm 129 minuta, madje ka shënuar edhe një gol.
Por, siç raportojnë mediat turke për Muçin, trajneri holandez ka gjetur një zgjidhje. Van Bronkorst do të përdorë si sulmues të dytë dhe jo në krah. Këto të paktën janë të rejat e fundit nga kampi i Beshiktashit, që do të thotë se Muçi do të marrë më shumë minuta dhe nuk përjashtohet në luajë në krah të Imobiles përpara, duke qenë se është një futbollist që luan mirë me topin dhe njeh portën.