Aktualitet Sport

Muçi tërheq Beshiktashin/ Sulmuesi kuqezi shënoi në Europa League për të tretën ndeshje radhazi

Sulmuesi kuqezi shënoi në Europa League për të 3-n ndeshje radhazi.

Ernest Muçi është kthyer tashmë në një lojtar të domosdoshëm për Beshiktashin dhe këtë po e tregon duke shënuar ndeshje pas ndeshjeje.

Mbrëmjen e djeshme sulmuesi shqiptar shënoi në ndeshjen e tretë radhazi. Pas dy golave në kampionat në ndeshjet e fundit, shënoi edhe në Ligën e Europës, ku Beshiktashi luante përballë Malmo.

Sulmuesi ishte rreshtuar mes titullarëve dhe në pjesën e dytë, ishte ai i cili shënoi golin e avantazhit 1-0 për ekipin e tij.

Të gjithë tifozët thirrën në kor emrin e sulmuesit shqiptar, por ky i fundit zgjodhi të mos festonte duke tundur gishtin, ndoshta edhe në shenjë proteste ndaj kritikave të pamerituara që ka marrë gjithë këtë kohë, teksa po tregon se është një lojtar i cili është kthyer në forcën kryesore të sulmit të Beshiktashi që e fitoi këtë ndeshje të Europa League me shifrat 2-1.

Rubin Kazan barazoi pa gola ndaj CSKA-së së Moskës, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Rusisë. Mirlind Daku pati shansin e artë që t’i jepte skuadrës së Rubinit fitoren, por sulmuesi kuqezi ekzekutoi jo mirë një penallti në fundin e sfidës.

Sulmuesi kuqezi nuk e kishte filluar si titullarë këtë takim pasi u aktivizua në minutën e 80-të të këtij takimi, duke marrë vendin e Vadës.

26-vjeçari në kampionat në këtë sezon ka luajtur 13 ndeshje dhe ka realizuar 6 gola, ndërsa ka dhuruar edhe 2 asiste. -TCH-