Aktualitet

Muaji shtator nis me temperatura të larta, parashikimi i motit këtë të diel!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e Dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore kryesisht në juglindje nga orët e mesditës e pasdite. Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht në orët e nxehta të ditës përgjatë relieveve malore. Reshjet pritet me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar. Në mbrëmje pritet ndëprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim  verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 10-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 22/38°C
Diell re

Kukës 19/34°C
Diell re shi

Lezhë 26/37°C
Diell re

Dibër 17/35°C
Diell re

Durrës 22/38°C
Diell re

Tiranë 24/37°C
Diell re

Elbasan 23/37°C
Diell re

Berat 20/37°C
Diell re

Vlorë 22/35°C
Diell re shi

Korçë 16/28°C
Diell re shi

Gjirokastër 18/36°C
Diell re

Sarandë 23/33°C
Diell re