Bota

Mrekulli teknologjike apo shpërqendrim për shoferët?! Sfera gjigante e vendosur në Las Vegas ngjall polemika!

Sfera gjigante e vendosur në Las Vegas është një investim prej 2 miliardë dollarësh, i mbuluar me 580,000 metra katrorë panele LED me mundësi programimi që mund ta bëjnë sferën të duket si një vrimë e zezë që është duke u hapur. Pamja ka shkaktuar mjaft zhurmë në LA dhe në rrjete sociale. Disa shohin një mrekulli teknologjike dhe disa shohin një tabelë gjigande sferike që po konsiderohet si një shpërqendrim për shoferët.

Sfera, një vend prej 18,000 ulësesh do të organizojë koncertin e parë më 29 shtator. Edhe pse pamja e jashtme duket sikur mund të shihet nga hapësira, “Las Vegas Review-Journal” ka raportuar probleme të shikimit brenda. Sipas kompanisë, brendësia e Sferës ka 14864.4864 metra katrore ose afërsisht sa sipërfaqja e tre fushave të futbollit me vlerë të hapësirës së programueshme. Organizata Madison Square Garden Entertainment, u bashkua me Las Vegas Sands Corp për të ndërtuar sferën.

Që nga zbulimi i saj, njerëzit kanë pasur reagime të ndryshme. “Nuk do të tronditem nëse qyteti i Las Vegasit zhduket në mënyrë misterioze, kjo është e gjitha që po them,”-shkroi një person në Twitter. Një tjetër postoi se kjo sferë duket si një yll vdekjeje dhe disa kanë shprehur shqetësimin për trafikun. Kostoja e saj u rrit nga rreth 1.2 miliardë dollarë në 1.7 miliardë dollarë në vitin 2019, në 2.3 miliardë dollarë deri në këtë majl. Një konsulent i kostos e ka paditur kompaninë për 3.1 milionë dollarë që ai pretendon se i detyrohet.