Kur bëhet fjalë për një nga serialet që ka rezistuar kohës nuk mund të lëmë pa përmendur ‘Sex and The City”. Një ndër serialet që ka thyer rekorde shikueshmërishë dhe numëron mijëra fansa. Një projekt në të cilin të gjithë mund ta gjejmë veten dhe paralelizojmë me kohët moderne apo situatat që na ndodhin në përditëshmëri.
Së fundmi ata kanë qenë duke xhiruar një sezon të ri, i cili do të tregojë se çfarë ka ndodhur me jetët e personazheve, “And Just like That”.
Ky serial është i bazuar në shkrimet e Candace Bushnell dhe sigurisht që kanë pësuar disa ndryshime historitë në serial.
“The Times” ka publikuar një intervistë të shkurtër që ka patur me Bushnell ku ajo zbuloi shumë të pathëna që nuk ka kishin shkuar kurrë ndërmend. Thashethemeve se Cattrall, e cila luante personazhin e Samantës, nuk do të jetë pjesë e serialit të ri, i erdhi fundi pasi shkrimtarja pohoi se të gjithë bëjmë zgjedhjet tona dhe njerëzit bëjnë atë që është më e drejtë dhe e mirë për ta.
Gjatë intervistës nuk mund të lihet pa përmendur një ndër personazhet më kryesorë që të gjithëve na ka hyrë në zemër, bëhet fjalë për Mr. Big dhe lidhja e tij shumëvjeçare me Carrien.
Candace është pyetur nëse ende mendon për atë djalin që ka takuar në vitin 1995 dhe pati një marrëdhënie 1 vjeçare por që ai nuk dëshironte të kishte diçka të qëndrueshme, dhe përgjigja e saj na ka shokuar të gjithëve.
Në fakt, ai ka qenë një djalë vërtetë i mirë që dëshironte të kishte një familje dhe të largohej nga qyteti i New York, por unë doja Mr.Big që nuk dëshironte të ikte nga aty.