Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të numërojë miliona klikime e të dëgjohet kudo. Së fundmi, reperi po lançon albumin e tij më të ri edhe pse pak ka që ka publikuar albumin “No Rich Parents” në bashkëpunim me Loredanën, ish- partneren e tij.
Mozzik dhe Loredana kanë një histori dashurie aq sa të çuditshme dhe dramatike, aq edhe shumë të bukur. Nuk harrohen fillimet kur dyshja publikonin këngët e para që merrnin miliona klikime dhe ata dukeshin të pandarë dhe të bërë për njëri-tjetrin. Por që kur nisën krisjet e para, asgjë nuk u kthye më si në fillim.
Por, mund të themi me plot gojë se dyshja nuk i kanë kursyer ‘thumbat’ për njëri- tjetrin në rrjete sociale. Ishte Loredana ajo që në fillim të këtij viti kërkoi të mos kishte më njerëz ‘fallso’ në jetën e saj. E tani duket se është rradha e Mozzik. Në një ‘Ask’ të bërë së fundmi, reperi ka biseduar me ndjekësit e tij, kur përpos faktit se kur u pyet nëse është beqr, u përgjigj që po, ai gjithashtu tregoi se çfarë pëlqen te një vajzë. Përgjigja e tij na u duk një ‘thumb’ për ish- partneren e tij, teksa u përgjigj:
Fundja të jetë njeri!
Gjithmonë ajo që do ta bashkojë dyshen është vajza e tyre Hana Aliu. Vogëlushja e tyre para disa javësh mbushi plot 3 vjeç dhe urimet më të bukura nuk mund t’ja jepte askush veç prindërve të saj.