Celebrities Gossip Showbiz

Mozzik do të martohet dhe do të bëhet sërish baba? Reperi ‘trazon rrjetin’ me postimet më të fundit!

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të ketë një impakt të madh tek publiku e të dëgjohet kudo.

Jo vetëm për anën artistike, por reperi ka qenë gjithmonë shumë i përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e tij me Loredana-n, ndarjetribashkimet‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri.

E kur dukej se mes dyshes gjërat ishin të qeta, Mozzik ditën e djeshme ka ‘trazuar rrjetin’ me postimet e tij. Në orët e vona të mbrëmjes, reperi vendosi që të ndante me publikun jo një, por disa të papritura Ai u shpreh se këtë verë do të martohet e madje të bëhet edhe baba për herë të dytë. Ai po ashtu deklaroi se partnerja e tij ka mbi 2 milionë ndjekës në Instagram. (Loredana ka 3.1 milionë). E në fund ka falenderuar Zotin për çdo gjë.

E nëse menduat se përfundoi me kaq, disa orë më parë Mozzik na ka çuditur sërish me anë të një Instastory ku tregon një unazë diamanti e pas saj një video ku shkruan “Unë natën e dasmës”.

Ende nuk po e kuptojmë nëse këto postime janë të vërteta apo thjesht Mozzik po kërkon të tërheqë vëmendjen e mediave, megjithatë jemi gjithë sy e veshë për të zbuluar të vërtetën.