Vetëm para pak ditësh, çifti i artistëve Mozzik dhe Loredana, kanë publikuar këngën e tyre të parë pas ribashkimit në jetën personale. Kënga e tyre titullohet “Rosenkrieg” dhe tregon të gjithë historinë e tyre pas ndarjes dhe duhet thënë se videoklipi është shumë domethënës.
Ata shpehen në këngën e tyre të re me fjalët:
Çdo gjë ndodhi sepse ne ishim shumë të dashuruar. Tani të gjithë po jetojnë me luftën tonë të trëndafilave. Shumë ndjenja u kthyen në politikë.
Në pjesën e saj Loredana thotë se të gjithë të vërtetën e ndarjes e dinë vetëm ata të dy, edhe pse të gjithë mendonin se faji ishte vetëm i saj. Mozzk nga ana tjetër tregon se gjatë ndarjes ka dalë me shumë vajza të tjera, por pas kësaj kuptoi se pa partneren e tij, Loredanën, nuk ka kuptim bota dhe se me të ka jetuar momentet më të bukura. Kjo këngë është pëlqyer shumë dhe nga publiku dhe ka thyer rekorde shikueshmërie për shkak dhe të videoklipit të veçantë. Në një pjesë të tij shfaqet dhe vogëlushja e çiftit, Hana.
Së fundmi, në llogarinë e tij në “Instagram” Mozzik është shprehur se kjo këngë renditet e para në top listën gjermane “Offizielle Deutsche Charts”, duke shprehur dhe mirënjohjen e tij për të gjithë ata që e kanë mbështetur.
Jeta nganjëherë është shumë interesante. Si një vogëlush kam jetuar në Gjermani pa dokumente dhe u desh të rikthehsha në Kosovë me familjen time…dhe tani kemi një hit numër një në Gjermani. E kupton? Mund të ndërrosh vende dhe prapë të arrish destinacionin tënd! Faleminderit Gjermani. Faleminderit shumë të gjithëve.
Dyshja asnjëherë nuk i kanë munguar klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare me hitet e tyre muzikore. Kështu ju mund ta votoni “Rosenkrieg” që të bëhet pjesë e “The Top List”, në javët në vijim.