Dy sportistet e njohura Venus dhe Serena janë gjithmonë ajo dyshja dinamike e tenisit, e cila është përgjithmonë suportive dhe mbështetëse. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi me Kay Adams të ‘PEOPLE’ për partneritetin e saj në UNO, superylli Venus Williams ka reflektuar në lidhje me marrëdhënien e saj me motrën e saj dhe ikonën e saj të sportit Serena Williams. 41-vjeçarja Venus është shprehur se:
Unë mendoj se ne jemi heroi i njëra-tjetrës. E di që jam motra më e madhe, kështu që është ndryshe, por ajo është motra e vogël në kuptimin e plotë të fjalës nga të gjithë vëllezërit dhe motrat. Kështu që ajo është e vetmja që më pëlqen dhe duhet të kujdesem. Pra, gjithçka është e imja, në këtë kuptim. Dhe ajo është motra më e vogël më e mirë që mund të kesh ndonjëherë. Ajo është shumë mbrojtëse. Dhe kam mësuar shumë prej saj edhe jashtë fushës dhe nuk mund të isha personi që jam ose kam fituar ndonjë titull me të vërtetë pa arsye.”
Fëmijëria e motrave Williams dhe arritja e suksesit të tyre në fushën dhr sportin e tenisit së shpejti do të eksplorohet dhe do të paraqitet në filmin e ardhshëm të drejtuar nga Will Smith për babanë e tyre dhe ish-trajnerin e tenisit, Richard Williams. Në ‘King Richard’, Venus dhe Serena, luhen respektivisht nga aktoret Saniyya Sidney dhe Demi Singleton. Ky film pritet që të dalë dhe të transmetohet në kinema dhe në ‘HBO Max’ me datë 19 nëntor.
Vlen për t’u përmendur gjithashtu se talenti i tyre është pasqyruar edhe tek fëmijët e tyre. Serena Williams së fundmi ka treguar se vajza e saj 4-vjeçare Olympia Ohanian mund të jetë një nga mrekullitë e ardhshme të muzikës në botë. Gjatë shfaqjes së saj në emisionin e ‘Jimmy Kimmel Live’, 40-vjeçarja Williams i shpjegoi Jimmy Kimmel se ndërkohë që Olympia pëlqen të luajë tenis, pasioni i saj për muzikën, veçanërisht të luajë në piano, e tejkalon dashurinë e saj që ajo ka për sportin.