Motrat Kardashian festuan ditëlindjen e 68-të të nënës së tyre Kris Jenner në një mënyrë shumë unike. Kim, 42 vjeçe, Kourtney, 43 vjeçe, Khloe, 38 vjeçe dhe Kylie, 25 vjeçe u veshën të gjitha si mamaja e tyre në periudha të ndryshme të jetës së saj, duke ekspozuar veshjet e saj më të famshme, në darkën e ditëlindjes të premten. Kim kishte veshur një fustan me temina jeshile smeraldi teksa imitoi pamjen e Kris nga një kartolinë e vjetër e Krishtlindjeve dhe kërkoi që vajza e saj 9-vjeçare North gjithashtu të merrte pjesë në festën e Kris.
Ylli i shfaqjes televizive ndau klipe të festimeve në story-t e saj në Instagram, duke treguar veshjen e saj të ndritshme në një pasqyrë të banjës. Themeluesja e markës “SKIMS” e veshi fustanin e mbrëmjes me një jakë të bardhë dhe papion të zi. Kim e ka kombinuar veshjen me taka të zeza me majë dhe ka vënë një buzëkuq të lehtë. Kim në një video të postuar në rrjete sociale tha:
Mirë pra, është darka e ditëlindjes së mamasë sime dhe ne vendosëm të bëjmë “Vishuni si Kris”. A ju duket kjo e njohur djema?!
Vajza e saj North e kopjoi gjyshen e saj në një pamje krejt të zezë ‘të përditshme Kris’ që përmbante një çantë “Birkin”. North gjithashtu tregoi transformimin e saj të jashtëzakonshëm në një video të shpërndarë në llogarinë e saj në TikTok.
Ndërkohë, më e reja e familjes, Kylie, tregoi figurën e saj të mrekullueshme pas lindjes me një fustan të zi me rripa. Ashtu si Kim, ajo vuri një paruke të shkurtër të zezë dhe e kombinoi pamjen e saj me një buzëkuq të kuq të ndezur.
Ndërsa Kourtney kishte veshur një palë tuta rozë pastel, këpucë të bardha sportive dhe kishte një aparat fotografik të modës së vjetër në dorë, duke imituar Kris si mamaja e Regina George në 2018 në videon e këngës “Thank U, Next” të Ariana Grande-s. Ajo e kombinoi veshjen e saj me një palë vathë të mëdhenj argjendi.
Pamja e Khloe-s erdhi nga një foto virale e Kris-it e shpërndarë fillimisht nga Kim në Instagramin e saj, ku ajo kishte veshur një kostum luksoz me lule, të shoqëruar me një pallto të bardhë leshi, çizme të kuqe dhe një çantë “Birkin” të kuqe prej lëkure. Khloe gjithashtu ndau një klip të nënës së saj duke kënduar një këngë teksa shijonte atmosferën e festës. Biznesmenia dukej përrallore si kurrë më parë me një fustan të zi të gjatë me kopsa dhe me një të çarë përpara në këmbë, të cilin e kombinoi me perla.