Dy motrat japoneze Umeno Sumiyama dhe Koume Kodama janë certifikuar nga libri i rekordeve Guinness si binjakët identike më të vjetra në botë me mbi 107 vjet e 300 ditë. Aktualisht ato janë duke jetuar në vende të veçanta dhe certifikatat zyrtare iu paraqitën nga stafi i azilit.
Umeno dhe Koume kanë lindur më 5 nëntor 1913 në ishullin Shodo, prefektura Kagawa, Japoni, në një familje të madhe prej 13 vetësh. Sipas anëtarëve të familjes së tyre, binjaket janë persona shumë të shoqërueshme, pozitive dhe vështirë se shqetësohen për gjërat. Edukimi i tyre ishte i ngjashëm me atë të një drame televizive.
Binjaket filluan të jetojnë të ndara që në moshë të re. Kur ato mbaruan shkollën fillore, Koume u largua nga ishulli për të ndihmuar xhaxhain e saj. Umeno u martua me dikë që jetonte në ishullin Shodo, ndërsa Koume nga ana tjetër u martua me dikë jashtë ishullit.
Binjaket përjetuan dy luftëra botërore. Umeno duhej të linte shtëpinë e saj në fund të Luftës së Dytë Botërore pas një sulmi ajror. Për shkak se binjaket ishin mbi 300 km larg, kryesisht ato u panë me njëra-tjetrën në dasma dhe funerale. Sidoqoftë, sapo ato mbushën 70-vjeçe udhëtuan së bashku për pelegrinazhet budiste. Mbajtësit e mëparshëm të rekordeve ishin Kin dhe Gin, binjakët më të vjetër identikë që jetuan, Kin 107-vjeå dhe 175 ditë dhe Gin 108-vjeç.
Kur festuan ditëlindjen e tyre të 99-të (një zakon në Japoni), Umeno shikoi foton e Kin dhe Gin dhe tha:
Unë mendoj se ne dukemi më të rinj.
Të dyja binjaket tani jetojnë në azile të ndryshme. Sipas stafit të azilit, Umeno ishte përlotur sapo pa certifikatën. Koume, kujtesa e të cilës nuk është ajo që ishte dikur, për fat të keq nuk mund ta kuptonte plotësisht rëndësinë e marrjes së certifikatës. Sidoqoftë, familja e saj është e kënaqur që arritja e Koume është njohur zyrtarisht, duke pasur parasysh që Koume shpesh fliste për rekordet Guinness ndër vite.
Umeno ka katër fëmijë dhe Koume tre. Në Japoni, jetëgjatësia është më e larta në botë dhe njerëzit e moshuar gëzojnë respekt të konsiderueshëm. Personi më i vjetër i gjallë i regjistruar, sipas Guinness, është gruaja 118-vjeçare japoneze Kane Tanaka.