Klea Prenga ka akuzuar Antonela Berishën dhe motrën e saj, Mariela, pas një sulmi barbar që ato të dyja kanë ushtruar ndaj saj. Klea tregoi se teksa darkonte, një person e sulmoi nga pas dhe i theu një gotë në fytyrë dhe akuzon Antonela e Mariela Berishën si porositëse të këtij sulmi, ku shoqërohet edhe me një ‘mesazh’ edhe në telefonin e saj. Policia i shpalli në kërkim motrat Berisha për “Plagosje të rëndë me dashje”. Klea në reagimet e saj sqaron se ndaj saj janë hedhur akuza të rënda se ka ndërhyrë në familje duke theksuar se personi që e dhunoi “nuk ka burrë”. Pra “molla e sherrit” mes vajzave është partneri i Marielës, me të cilin ka edhe një fëmijë.
Kjo ngjarja prej disa ditësh ka qenë në vëmendjen e publikut dhe ka pasur edhe personazhe VIP që kanë reaguar në Instastory duke dhënë këndvështrimin e tyre lidhur me këtë situatë. Kjo si një situatë delikate dhe mjaft personale mes vajzave, të dyja palët kanë pasur mbështetësit e tyre. Ndryshe nga motrat Berisha, të cilat janë ende në kërkim nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me këtë situatë, vetëm pak më parë Klea Prenga ka reaguar përsësi në Instastory, ku i ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe çdo mesazh suportues që ka marrë.