Motra e Harry Styles, Gemma, ka treguar se si ajo luftoi me mendimet për vetëvrasje në mes të betejës së saj me depresionin. Shkrimtarja 33 vjeçe ka vendosur të ndajë historinë e saj me librin e saj të ri “Why Am I Like This?” në përpjekje për të ndihmuar të tjerët. Ajo tha për “The Mirror”:
Një nga gjërat që tregohet se ka ndikimin më pozitiv tek njerëzit që kanë mendime vetëvrasëse ose në thellësi të depresionit është të ndash histori kur të thuash: “Kjo më ndodhi mua. U ndjeva ashtu dhe ndihem më mire, tani. Unë nuk doja të vdisja por doja aq shumë të tërhiqesha nga ajo që ishte bërë jeta ime”.
Gemma, e cila mirëpriti një vajzë me partnerin Michal Miynowski në fillim të këtij viti, vazhdoi të tregojë se ndërsa aktualisht ndihet mirë, ajo ka frikë se një ditë depresioni mund të kthehet.
Në fund të mendjes sime, ndonjëherë mendoj se kjo mund të më ndodhë përsëri, por përpiqem të mos ndalem në të. Unë e kam kaluar edhe më parë dhe mund ta bëja përsëri.
Gemma zbuloi se si superylli i popit, Harry e kishte mbështetur atë në betejat e saj për shëndetin mendor. Gemma tha për “The Sunday Times” se edhe pse ish-anëtari i “One Direction” ka qenë në një turne ai ende gjen kohë për ta mbështetur atë. Këngëtari ka qenë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të shëndetit mendor të Gemmas. Pavarësisht se është motra më e madhe, ajo pranoi se nuk i jep shumë këshilla Harry-t pasi i gjithë klani Styles ndihmon njëri-tjetrin. Rikujtojmë se Harry Styles i ka dhënë fund lidhjes me aktoren Taylor Russell, pas më shumë se një viti lidhje. Këngëtari, 30-vjeçar dhe ylli i “Lost in Space” u ndanë pas një udhëtimi në Japoni.