Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez bënë me dije ditën e djeshme se janë bërë prindër të një vogëlusheje, por fatkeqësisht vëllai i saj binjak nuk ia doli. Familjes iu shtua një vajzë, teksa djali nuk ia doli. Fjalët e çiftit padyshim emocionuan dhe trishtuan qindra fansa në të gjithë botën.
Së fundmi motra e Cristiano Ronaldo-s ka postuar një letër të hapur emocionuese duke iu referuar babait të tyre të ndjerë pasi futbollisti zbuloi tragjikisht se djali i tij i porsalindur ka vdekur. Pas lajmit tragjik, motra 37-vjeçare e Ronaldo-s, Katia Aveiro, postoi një mesazh duke thënë se foshnja tani është me babanë e tyre të ndjerë.
Ju dua dhe zemra ime është me ju në këtë moment. Uroj që Zoti të kujdeset për çdo gjë dhe të forcojë rrugën tuaj gjithnjë e më shumë. Ëngjëlli ynë i vogël është tashmë në prehrin e babit. Të dua dhe zemra ime është me ty atje. Zoti kujdeset për ju dhe forcon rrugën tuaj gjithnjë e më shumë. Engjëlli ynë është tashmë në prehrin e babait. Dhe vajza jonë e vogël është këtu e fortë dhe plot shëndet dhe do të na tregojë çdo ditë se vetëm dashuria ka rëndësi.
Katia ka postuar mesazhin krahas fotove të çiftit me dy fëmijët e saj. Babai i Ronaldo-s ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare kur ylli i futbollit ishte vetëm 20 vjeç.
Sipas revistës ‘El National’, e cila prej muajsh bën llogaritë e familjes së Ronaldos, shuma bujare që modelja disponon çdo muaj është nga 50 deri në 100 mijë euro në bazë të shpenzimeve personale dhe të fëmijëve. Tani që familja po zgjerohet sërish, çeku do të rritet më shumë.
Por Georgina Rodriguez e përsërit herë pas here se atë që ka në bankë e ka fituar me mundin e saj. Postimet e saj me influencë vlerësohen me mijëra euro, intervistat janë gjithmonë shumë të paguara dhe gjithashtu ajo fiton shumë edhe nga serialet dhe projektet reklamuese.