Jamie Lynn Spears, motra e yllit të muzikës pop Britney Spears ka folur së fundmi për marrëdhënien me këngëtaren. Ajo ka treguar se raportet mes tyre janë të mira dhe sipas saj ka qenë personi i vetëm që nuk ka përfituar nga këngëtarja.
Po, unë e dua. Ajo është një motër e madhe dhe e mirë. Bota e ka parë këtë. Unë kam mësuar të ndaloj së foluri për këtë publikisht, por familjet kanë debate. Unë dhe ajo, të dyja kemi pasur një edukim shumë të ndërlikuar dhe rrethana shumë të ndërlikuara. Ne të dyjave na është dashur t’i trajtojmë ato në mënyra të ndryshme. Ndonjëherë ia kemi hedhur fajin njëra-tjetrës, por nuk duhet ta kishim bërë. Unë kam qenë personi i vetëm në jetën e saj që ajo mund të thotë se nuk kam marrë kurrë asgjë prej saj. Kam qenë personi i vetëm në jetën e saj që ajo tha: “Unë thjesht dua të jem motra jote”. Ne patëm një jetë vërtet të çuditshme, kështu që nuk mund t’ua shpjegojmë shumë njerëzve, por në fund të rrugës, e di që kjo është familja ime. Unë i dua ata.
Së fundmi, u raportua se babai i Britney-tu lirua nga rehabilitimi, ku u pranua për t’u shëruar nga varësia ndaj alkoolit. Jamie Spears tani po jeton me vajzën e tij më të vogël Jamie Lynn në shtëpinë e saj në Luiziana pasi nuk arriti të përfundojë trajtimin e tij. Sipas një raporti të DailyMail, babai i Spears u zhvendos me vajzën e tij në mënyrë që ajo të kujdesej për të në mënyrë që ai të qëndronte larg nga pija.
Megjithatë, duket se lëvizja e Jamie Lynn Spears për të ndihmuar babanë e saj ndikoi përsëri në marrëdhënien e saj me motrën e saj, Britney. Dy vajzat ishin pajtuar prej kohësh, por këngëtarja nuk mund të pranojë që motra e saj të ndihmoj njeriun që e lëndoi gjatë gjithë këtyre viteve duke e mbajtur nën kujdestari të detyrueshme.